Një qytetar ka pësuar lëndime trupore pasi që është qëlluar nga një plumb qorr në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur dje pasdite, saktësisht në ora 15:48, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24 orësh.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se aksidentalisht është goditur nga një plumb qorr. Viktima është dërguar në qendrën spitalore dhe i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një predhë të kalibrit të panjohur, ndërsa deri tani nuk është arrestuar ndonjë person./FaktePlus