Aktuale

Një punëtor humb jetën në vendin e punës

Një punëtor i nacionalitetit shqiptar vdekur derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në veri të Mitrovicës.

Burime të KosovaPress-it kanë konfirmuar se bëhet fjalë për viktimën H.A, i cili derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në rrugën ‘Krajl Petar’ në veri të Mitrovicës ka ndërruar jetë.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë më Policinë e Kosovës në veri të Mitrovicës, mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë e mundur për shkak se nuk ishin të qasshëm.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.