Aktuale

Një polic vetëvritet në Gjilan

jë pjesëtar i Policisë së Kosovës e ka vrarë veten sot pasdite në qytetin e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe nënkoloneli i Policisë për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

Azizi ka thënë për lajmi.net se bëhet fjalë për një pjesëtar të policisë kufitare.

“Po prej informacioneve që kam është vetëvra një polic i vijës së gjelbër, i policisë kufitare. Njëherë për njëherë kjo është informata. Njësitët e nevojshme janë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë me hetimet”, ka thënë Azizi.

Informacionet e para tregojnë se i ndjeri e ka vrarë veten në një kafene në Gjilan.

Ende nuk dihet detaje tjera rreth ngjarjes.