Një polic suedez është therur në shpinë në njërin nga vendet më të frekuentara të Stokholmit.
Polici u qëllua me thikë afër një stacioni të metrosë në Medborgarplatsen, njoftuan autoritetet suedeze. Sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pasi sulmoi policin, derisa forcat të shumta policore e ndoqën atë. Ata e arrestuan sulmuesin disa minuta më pas.
Ndërkohë, zona në të cilën ndodhi sulmi u mbyll për qarkullim. Dëshmitarët në mediat sociale kanë thënë se sulmuesi e goditi policin pa asnjë paralajmërim.
Suedia ka shtuar masat e sigurisë, pas sulmit të 7 prillit të këtij viti, ku pesë persona u vranë e dhjetëra u plagosën nga sulmi në një qendër tregtare.