Një person u plagos mbrëmjen e sotme në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë, pas një përplasjeje me armë zjarri midis disa personave.
Sipas policisë rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme u njoftua për shkëmbim zjarri në Tiranë, saktësisht në Komunën e Parisit, ku si pasojë u plagos në shpatull shtetasi me inicialet L.H 24 vjeç që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve.
Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli hyrjet dhe daljet e qytetit ndërsa, grupi hetimor është në vendin e ngjarjes duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj.




















