Aktuale

Një i plagosur në Grykën e Deçanit

Një person është arrestuar pasi që i njëjti gjersa ishte duke udhëtuar me veturë në Grykën e Deçanit, ka qëlluar me pistoletë viktimën mashkull. Megjithatë, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishekë të kalibrit 6.35mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/