Kosova ka marr një kredi prej 22 milionë euro nga Banka Botërore për sistemin dhe kanalin e ujitjes të Iber-Lepencit
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Ministria e Financave do t’i huazojë 15 milionë euro nga kjo kredi Ibër Lepenc Sh.A., kurse pjesa e tjetër i mbetet Qeverisë.
Kjo kredi është negociuar për javë të tëra nga ekipi i kryesuar nga Ministria e Finanacve dhe pjesëmarrës nga MZHE, MAPH dhe ndërmarrja publike. Vlera totale e marrëveshjes është 22 milion euro. Nga kjo shumë, përmes një marrëveshje të veçantë që do të nënshkruhet në mes të Ministrisë së Financave dhe Ibër Lepenc Sh.A. 15 milionë euro do të nën-huazohen tek Ibër Lepenci kurse pjesa e mbetur në vlerë 7 milionë euro mbetet te Qeveria e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Kredia është në euro, me normë interesi 1.40% periudha 5 vite, kthimi i kredisë 20 vite.