Aktuale

Një person nga komuniteti egjiptian në Kosovë preket nga Covid-19

Mbrëmë është shënuar personi i parë i prekur me Covid-19 nga radhët e komunitetit egjiptian në Kosovë. Bëhet fjalë për një person nga rajoni i Prizrenit. Këto detaje i dha për Express në një lidhje direkte, Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha.

“Deri mbramë nuk kemi pas asnjë rats të konfirmuar me Covid-19. Mbramë është informata e fundit nga shtabi emërgjent në Prizren. Nga ta thuhet se një pjestar i komunitetit egjiptian është prekur nga covidi. Kjo e rrezeikon shunë shpërndarjen e tij” thotë ai.

E Berisha, i është drejtuar ambasadave të akredituara në Kosovë dhe organizatave vendore që të ndihmojnë komunitetin egjiptian, i cili sipas tij po përballet me vështirësi në këtë kohë pandemie.

Ai kritikon Qeverinë në detyrë, e cila sipas tij nuk po i merr parasysh kërkesat e kë tij komuniteti.

the authorGazetaKNN