Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi që kishte hyrë në mënyrë ilegale në kampin e Bondstillit.
Në raportin 24-orësh thuhet se person i cili dyshohet të ketë çrregullime psikike ka kaluar rrethojën dhe në mënyrë ilegale ishte futur në kamp.
Sipas policisë kjo nuk është hera e parë që bëhet ky veprim nga ana e këtij personi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com