Aktuale

Një person i infektuar nga Koronavirusi në Kosovës është në gjendje të rëndë shëndetësore

Nga 13 marsi Kosova sikurse e gjithë globi po përballet me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Në Kosovë numri i të infektuarve nga virusi Korona ka shkuar në 598, ndërkaq mori jetën e 16 personave, mes tyre edhe një grua shtatzëne.

Gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive të QKUK-së janë hospitalizuar 64 raste prej tyre 55 pacientë janë të infektuar me COVIC-19. Ndërkaq 42 pacientë janë në gjendje stabile dhe 12 janë të trajtim me oksigjenterapi dhe përkujdes intensive.
Kurse, në mjekim intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesjes intensive, shkruan FaktePlus.

Njoftimi i plotë nga Klinika Infektive:
Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19.

E njëjta, ishte shtatzënë dhe ishte në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020.

Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 64 raste.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 55 raste.

Nga 55 pacientë të infektuar me Covid 19,
42 raste janë në gjendje stabile
12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

(Raporti-Klinika Infektive, Dr.S.N.)