Aktuale

Një person gjendet i vdekur në lagjen “Ulpiana”

Një person i vdekur është gjetur i vdekur sot në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Ky rast është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se rreth orës 9:30 kanë pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese në lagjen “Ulpiana” ndodhet një person i shtrirë.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se ne afërsi te një ndërtese, ne lagjen Ulpiana ne Prishtine, ndodhet një person i shtrire. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër”, tha Ahmeti.

Ajo tha se edhe më tutje hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti./FaktePlus