Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tri vite e gjysmë burg të akuzuarin M,C për veprën penale të grabitjes.
Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari M.C, me 27 janar të këtij viti rreth orës 16.00 në Prishtinë, në rrugën “Azem Bejta” me qëllim të përfitimit të tij në mënyrë të kundërligjshme, duke përdorur dhunë dhe nën kërcënimin e thikës kishte sulmuar të dëmtuarën F.H nga Prishtina me ç’ rast i kishte grabitur gjësendet të cilat i kishte në çantë, portofolin në vlerë prej 145 euro dhe një telefon celular i tipit IPHONE 7.
Të akuzuarit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak në dënimin e shqiptuar me burg./KosovaPress/