Rajon & Botë

Një person i armatosur vret 12 veta në Indi

Një person i armatosur ende i paidentifikuar ka qëlluar për vdekje të paktën 12 persona dhe ka plagosur 15 të tjerë në një zonë të dendur tregu në një qytet në shtetin verilindor të Indisë, Assam, njofton policia.

Personi i armatosur ka hapur zjarr në tregun e mbipopulluar në qytetin Kokrahhar, raporton Reuters, përcjell Express.

Fati i personit të armatosur ende s’është i qartë.