Reperi Noizy është një ndër artistët më të suksesshëm të estradës shqiptare.
Ai është aktiv si me projekte të reja muzikore ashtu edhe me koncerte, të cilat padyshim se i sjellin përfitime të mëdha, shkruan lajmi.net.
Në një video që reperi ka postuar në Insta-Story, ai tregon orët e shtrenjta të markës “Rolex” që posedon “OTR”, e që nuk janë pak.
Noziy njihet edhe për karakterin e tij human, ai së fundi ka ndihmuar në shërimin e një vajze të vogël, operimi i të cilës kushtonte shumë, por falë iniciativës së Noizyt dhe qytetarët e vullnetit të mirë ajo ia doli.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Noizy është “Ajshe”, këngë kjo në duet me Altin Sulkun. /Lajmi.net/