Aktuale

Një pacient në gjendje të rëndë, 10 të shëruarit nga COVID-19 lirohen sot nga Infektiva

Një person i infektuar me pandeminë COVID-19 është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa, 10 persona të shëruar nga coronavirusi, pritet të lirohen sot nga Klinika Infektive në QKUK.

Lajmin e bëri të ditur për “Front Online” Infektologu Valbon Krasniqi, duke treguar edhe komunat prej nga vijnë ata.

“10 persona të infektuar lirohen sot. Që i bie se vetëm në dy ditët e fundit janë liruar nga Infektiva 21 pacientë në total. Pacientët janë nga komuna të ndryshme. Ka nga Malisheva, Prizreni, nga Gjakova, një është nga Prishtina si dhe nga komuna tjera”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, edhe gjendja e pacientëve të tjerë që ndodhen në Klinikë Infektive po shkon drejt shërimit.

Ai më tej ka sqaruar se këto dy ditë gjendja në Klinikën Infektive po shkon duke u përmirësuar, ngase numri i shëruarve është më i madh se i atyre të infektuarve.

Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë infektuar me coronavirus 790 persona dhe 22 kanë ndërruar jetë.

the authorGazetaKNN