Rajon & Botë

Një nëndetëse argjentinase zhduket në Atlantik

Një nëndetëse ushtarake argjentinase me 44 anëtarë të ekuipazhit në bord që ndodhej në Atlantikun jugor nuk ka dhënë me shenja jete që prej të mërkurës dhe autoritetet e Argjentinës kanë lëshuar alarmin në të gjitha anijet që kalojnë në atë zonë.

Buenos Aires i ka kërkuar të gjitha anijeve të pranishme në zonë të jenë të kujdesshme ndaj të gjitha komunikimeve radio, ndërkohë që operacionet e kërkimit u zhvilluan dje në kushte të vështira meteorologjike.

“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Ende nuk kemi mundur ta gjejmë, as të kemi një kontakt, pamor ose me radar, me nëndetësen Ara San Juan”, tha Enrique Balbi zëdhënës i marinës argjentinase.

Ushtria privilegjon tezën e një problemi teknik me pajisjet e komunikimit.