Ministri i Financave Arben Ahmetaj kundërshton idenë e një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme, të hedhur një ditë më parë në debatin politik nga aleati në qeverisje, Ilir Meta.
Ahmetaj deklaroi se një qeveri teknike nuk i bën mirë shëndetit të ekonomisë.
Kreu i Financave ilustroi një situatë pozitive të ecurisë së ekonomisë dhe i qëndroi pritshmërive për rritje ekonomike 3.4% këtë vit. Por gjithmonë ka një por, dhe për ministrin e Financave, janë tensionet politike që mund të penalizojnë trendin rritës të ekonomisë.
Ahmetaj vlerësoi punën e administratës tatimore dhe nismës anti informalitet, bazuar në ecurinë e mirë të të ardhurave në pjesën e parë të këtij viti.