Rajon & Botë

Një milion euro për ushqimin e të burgosurve

Ministria e Drejtësisë do të bëjë furnizimin me artikuj ushqimor për të burgosurit në Shërbimin Korrektues të Kosovës në vlerën e 1 milion eurove.

Në përshkrimin e kontratës të publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, thuhet se me anë të këtij tenderi do të bëhet furnizimi me 143 artikuj të rinjë për ushqim, higjienë e pije, shkruan Gazeta Express.

Kontrata është nënshkruar më 27 korrik 2016.