Aktuale

“Një miliardë në këmbë” kundër dhunës ndaj grave

Fushata vetdijësuese mbarëkombëtare One Billion Rising apo Një Miliard në Këmbë do të organizohet edhe këtë vit për të katërtën herë në Kosovë.

Ai do të organizohet më 14 shkurt( e martë)

Nikoqir i këtij organizimi nga ky vit do të jetë Qendra për art dhe komunitet- Artpolis në bashkëpunim me këto organizata: Cel Kosovo, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës , Kosovar Youth Council – KYC (Këshilli Rinor Kosovar), PEN – Peer Educators Network , Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS).

Më 14 shkurt në gjithë botën organizohet fushata One Billion Rising, si protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Sipas statistikave, një në tri gra në planet, dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë një miliard gra dhe vajza.