Ryan Gosling dhe Eva Mendes janë martuar në fshehtësi.
Pas 5 vitesh lidhje, çifti ka organizuar një ceremoni martesore me një grup të vogël familjarësh dhe miqsh. Një burim i afërt me çiftin ka thënë:
“Eva dhe Ryan janë ndier gjithmonë si një çift i martuar. Ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin”.
Gosling dhe Mendes kanë filluar të shoqërohen në 2011-n, gjatë xhirimeve të filmit “The Place Beyond the Pines”. Prej lidhjes së tyre ata kanë edhe 2 vajza. Çifti e ka mbajtur larg mediave jetën private.