Aktuale

Një makinë përplaset në paradë, plagosen 11 persona

Së paku 11 persona janë plagosur sot, tre prej tyre më rëndë, kur gjatë një parade në Gulf Shores të Alabamas, një makinë është përplasur në orkestrën e shkollës, njoftoi policia amerikane.

Zëdhënësi i policisë, Grant Broën tha për AP, se makina e cila po ashtu mori pjesë në paradë, u përplas me një grup personash që ishte përball saj./KosovaPress/