Aktuale

Një i lënduar rëndë dhe 14 më lehtë në 16 aksidentet e djeshme në Shkup

Një person është lënduar më rëndë, nërsa 14 kanë marrë lëndime të tjera më të lehta, në 16 aksidente qarkullimi që nodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit, ndërsa për të cilët ekspertizë ka bërë policia rrugore.

Në rajonin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë zbuluar disa shkelje. Janë zënë dy shoferë të cilët janë sanksionuar për shkak të mosrinovimit të regjistrimit të automjetit dhe tre që kanë drejtuar automjetin pa leje qarkullimi.

Janë sanksionuar tre shoferë për “ndalim dhe parkim të palejuar” dhe një drejtues mjeti për drejtimin e automjetit pa drita të ndezura./MIA/