Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, ka informuar përmes Facebook-ut se Qeveria Zvicerane ka hapur rrugën për marrëveshje për pensionistët kosovarë të cilët kanë punuar në Zvicër.
“Lajme të mira nga Zvicra. Qeveria Zvicerane hapi rrugën për marrëveshje në fushën e pensioneve”, shkruan Abrashi në Faecbook.
Qeveria e Zvicerane, më 1 prill të vitit 2010, kishte ndërprerë marrëveshjen e ish Jugosllavisë në raport me Kosovën, në fushën e sigurimeve shoqërore.
Pas këtij vendimi, shumë shtetas kosovarë që kanë punuar me vite në Zvicër, por që janë kthyer për të kaluar pleqërinë në Kosovë, nuk mund ta shfrytëzonin pensionin./KosovaPress/