Arsim & Kulturë

Një kroate dënohet 14 vjet burg për krime lufte

Një ish-ushtare kroate, Azra Basiq, u dënua sot nga një gjykatë e Sarajevës me 14 vjet burg për krime lufte, dënimi më i rëndë i marrë kundër një gruaje për krime të kryera gjatë konfliktit boshnjak të viteve 1990.

Azra Basiq, 58 vjeçe, u ekstradua drejt Bosnjës në fund të vitit 2016 nga SHBA-ja ku kishte emigruar pas konfliktit ndërkomunitar boshnjak (1992-95, 100.000 të vdekur).

Ajo u arrestua në vitin 2011 me kërkesë të drejtësisë boshnjake.

Gjykuar që prej muajit janar, ajo u shpall fajtore për krime kundër civilëve serbë të ndaluar në prill të vitit 1992 në rajonin e qytetit të Derventa.

Përshkruar nga disa dëshmitarë si “mjeshtre e jetës dhe vdekjes” në kohën e ngjarjeve, Azra Basic u shpall fajtore për vrasjen e të ndaluarit, Blagoje Djuras.

“Ndërkohë që ai ishte i gjunjëzuar dhe i mbajtur nga dy të ndaluar të tjerë, pasi ishte vrarë, “Azra Basic i ishte afruar Blagoje Djuras, me një thikë në dorë, të cilën ia kishte ngulur në qafë”, thekson gjyqtari.