Aktuale

Një i vdekur nga aksidenti në magjistrale

Si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi rreth 2 orë më parë në fshatin Penuh,në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, ka mbetur e vdekur një grua, kurse personat e tjerë po trajtohen nga mjekët.

Vdekjen e gruas e ka konfirmuar për FaktePlus zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuh të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Ne këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Njeri nga të lënduarit (femër) nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.