Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës, një person është shëruar dhe një tjetër ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
I identifikuari është nga fshati Petroc.
Bilanci me COVID-19 në këtë komunë është ky:
– 193 raste të identifikuara,
– 175 të shëruar plotësisht,
– 3 raste aktive,
– 15 të vdekur.
“Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart”, apelon te qytetarët komuna. /Gazeta Express/