Një grua ka ndërruar jetë pasi kishte kërcyer nga ballkoni i ndërtesës.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, te vendi i njohur “Banesat e Kombeve të Bashkuara”, në Veri të Mitrovicës, kështu ka bërë të ditur për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
“Rasti ka ndodhur në orën 09:10 minuta. Kemi marrë informacion që një trup i pa jetë është gjetur nga ana e njësive të ndihmës së shpejt. Policia është në vendin e ngjarjes që nga ai moment. Sipas informacioneve po besohet që ka kërcyer nga ndërtesa. Viktima është e gjinisë femërore dhe po presim gjitha detajet tjera”, tha Hoti për FaktePlus.
Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, për të cilat tha se do t’i bëjë të ditura sapo të përfundojnë të gjitha procedurat.