Rajon & Botë

Një grua humb jetën në përplasjen e dy BMW-ve në rrugën Veles-Shtip

Në një aksident të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në orë 21:45 në rrugën Veles – Shtip ka humbur jetën një grua, ndërsa tre persona janë lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, BMW me targa të Radovishit dhe BMW me targa të Britanisë së Madhe.

Siç njoftoi MPB, në aksident ka vdekur bashkudhëtarja në BMW-në me targa të Britanisë së Madhe, 67-vjeçarja M.N. nga Sveti Nikole. Vozitësi M.N. (42) dhe bashkudhëtari tjetër janë dërguar në Spitalin e Velesit me lëndime të rënda trupore.

Vozitësi i BMW-së me targa të Radovishit, 33 vjeçari G.Gj., me lëndime të rënda trupore është dërguar në Spitalin e Velesit, prej nga është transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.