Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 28 korrik të këtij vitit, derisa kanë bërë të ditur se viktima është duke u ndjerë e kërcënuar nga i dyshuari.
Sipas policisë gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Prishtinë 28.07.2019-18:00. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima deklaron se ndihet e kërcënuar nga i dyshuari. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.