Aktuale

Një fëmijë plagoset nga plumbat

Një person i nacionalitetit serb nga fshati Korminjan i Ulët i fshatit Ranillug ka raportuar në Polici se derisa ishte duke ecur rrugës me fëmijën e tij, kishte vërejtur një të dyshuar të moshës së mitur, i cili i godiste me sëpatë disa gëzhoja të plumbave.

Pa pritur ka pasur një shpërthim me ç ‘rast i është plagosur djali i tij në këmbë. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin./KosovaPress/