Aktuale

Një fëmijë lëndohet pas goditjes nga një veturë

Një fëmijë derisa ishte duke lëvizur është goditur nga një veturë në fshatin Belincë të Shtimes, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

I dyshuari nuk është ndalur në vendin e ngjarjes. Ndërsa, viktima nga një kalimtar i rastit është dërguar ne QKMF –Shtime dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. /KosovaPress/