Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, viktima femër shqiptare është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj, pasi që të njëjtës në rrethana të panjohura i ka shpërthyer një mjet shpërthyes në dorë.
Në njoftim të Policisë thuhet se në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./KosovaPress/