Aktuale

Një femër kapet me kanabis në aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë kontrollit në bagazhin e të dyshuarës femër shqiptare janë gjetur dhe konfiskuar tri shishe me vaj kanabisi me peshë totale prej 375 ml.

Ngjarja ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Priishtinës.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/