Aktuale

Një femër ia vë zjarrin banesës në Prishtinë

Një femër është arrestuar nga Policia në Prishtinë, , pasi që e njëjta dyshohet se ia kishte vënë zjarrin banesës.

Si pasojë e zjarrit, lëndime kanë pësuar disa persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa brendësia e banesës është djegur në tërësi dhe një kat më poshtë ka pësuar dëme materiale.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, ka njoftuar Policia./KosovaPress/