Një femër ka pësuar lëndime trupore pasi që është qëlluar nga një plumb qorr’ në fshatin Davidovc të Shtimes.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 21,00, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24 orësh.
Viktima fillimisht është dërguar në emergjencë në Shtime e më pas në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin.