Një femër është gjetur pa shenja jetë në fshatin Bokshiq të Klinës bën të ditur policia.
Siç njofton ky institucion, dëshmitari mashkull ka raportuar se gruaja e tij gjersa ka qenë duke pastruar me preparate dezinfektuese është helmuar dhe ka vdekur.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./KosovaPress/