Aktuale

Një e vdekur nga zjarri Stanovc të Epërm

Nga zjarri që ka përfshi një shtëpi në fshatin Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, ka humbur jetën një grua e moshuar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e ka konfirmuar për KosvaPress ngjarjen tragjike.

“Si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në fshatin Stanovc i Epërm në Vushtrri, një femër e moshuar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore janë në vendin e ngjarjes”, ka theksuar Zahiti.

Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit, kurse nga zjarri lëndime kanë marrë edhe disa anëtarë të familjes, të cilët ndodheshin brenda shtëpisë kur ka shpërthyer zjarri./KosovaPress/