Një ditë para debatit të parë presidencial mes kandidatit demokrat, Hillary Clinton dhe republikanëve Donald Trump, nga rezultatet e hulumtimit tregojnë se shanset e tyre për të fituar në zgjedhjet presidenciale janë të barabarta.
E fundit në nivel të provokimeve është deklarata e Donald Trump se do ta ftojë Jennifer Flauver, ish- të dashurën e ish presidentit Bill Clinton që nga rendet e para të përcjellë debatin që do të mbahet të hënën, raporton AFP.
Menaxheja e fushatës së Trump, Kelijan Conway, ka thënë se kjo deklaratë duhet të tregojë se miliarderi Nju Jorkut “ka një mënyrë për të hyrë në kokën e Hillary Clinton”, por për CNN ajo shtoi se nuk e ka në plan që të Flauver ta ftojë në debat.
“Ky është një paralajmërim para debatit se Trump i mungon kondicioni, me taktikat e tij të dhunshme që e bën të papërshtatshëm për presidentin”, ka thënë menaxheri i fushatës së Clinton Robi Mok.
Pritet që debatin televiziv mes Clinton dhe Trump ta përcjellin 90 milionë shikues.