Rajon & Botë

Një bombolë gazi shpërtheu në një banesë në Sarajevë, dy të vdekur

Dy persona humbën jetën sot në një zjarr të shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi në një banesë në kryeqytetin Sarajevë, njoftoi Shërbimi i ndihmës së shpejtë.

Dy persona humbën jetën sot në një zjarr të shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi në një banesë në kryeqytetin Sarajevë, njoftoi Shërbimi i ndihmës së shpejtë.

“Tani për tani kemi dy raste në banesë ku ndodhi zjarri. Tre nga ekipet tona ende kujdesen për të lënduarit dhe të helmuarit nga dioksidi i karbonit”, deklaroi mjeku kujdestar, Jasmina Hanjaliq për agjencinë FENA.

Shpërthimi ndodhi sot në mëngjes në orën 8:55 minuta.