Një person nga fshati Zahaq i Pejës ka raportuar në Polici se në punëtorinë e tij-automekanik ka shpërthyer një zjarr.
Sipas viktimës sot në vendin e ngjarjes ka gjetur një shishe me benzinë e cila është konfiskuar nga njësiti policor.
Viktima dyshon që zjarri ka qenë i qëllimshëm. Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar./KosovaPress/