Një turist i Maqedonisë e humbi jetën, ndërsa 38 janë lënduar mbrëmë vonë në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të qytetit turk, Edirne.
Personi që humbi jetën është një burrë 45 vjeçar. Pesë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, përderisa 33 turistë të tjerë janë më pak të lënduar.
Ata janë dërguar në spitalet në Keshan dhe Malkara.
Fatkeqësia ka ndodhur kur autobusi me turistë të Maqedonisë, i cili është kthyer nga Stambolli, është përplasur në pjesën e pasme të kamionit, i cili ka qenë duke qarkulluar para tij.
Sipas mediave turke, në paraburgim gjenden shoferi i autobusit dhe shoferi i kamionit. Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, njoftoi se së bashku me Konsullatën e përgjithshme të Maqedonisë në Stamboll dhe Ambasadës në Ankara janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente në Turqi.