Aktuale

Një i arrestuar për vjedhje në Prishtinë

Një person është arrestuar në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, pasi që ka hyrë në banesën e ankuesit mashkull, ku ka marrë disa shënime personale të ankuesit dhe bashkëshortes së tij.

I dyshuari disa ditë më pas përmes SMS, gjithashtu ka kërcënuar ankuesin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.