Petrit Zogaj, një udhëheqës i një OJQ’je, i ka propozuar Kadri Veselit të rrëzojë Qeverinë, për të cilën tha se ka dështuar me demarkacion e asociacion. Zogaj ka thënë se Qeveria e udhëhequr prej LDK’së ka dështuar në ekonomi dhe fusha të tjera.
Kadri Veseli po këshillohet prej Petrit Zogaj që ta rrëzojë Qeverinë e dështuar të Isa Mustafës.
Ky propozim i Zogajt vjen pasi Kryetari i PDK’së tha se Qeveria ka gabuar kur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe ka dështuar ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi ka ardhur një kësh
“Meqe jane gjithe keto deshtime qe vet Veseli na i pranon, pse duhet qe ta mbajme nje qeveri te deshtuar?”, ka pyetur Zogaj dhe ka dhënë këshillën për Kryetarin e PDK’së.
“Pse Veseli nuk e ndermerr hapin e pare? Pse nuk pranojne qe te shkojne ne zgjedhje, dicka qe vet po kerkon ne fakt”, ka shtuar ai.
Ky anëtar i shoqërisë civile ka pyetur se ku është Isa Mustafa pas këtyre akuzave të Kryetarit të PDK’së dhe se ka ndonjë qëndrim lidhur me këto konstatime.
“A ka ndonje reagim Mustafa per keto deshtimet qe partneri i tij, po ja numeron? Apo ndoshta eshte e shtune sot dhe Mustafa e ka marre pushim?”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, për herë të parë ia ka përmendur LDK’së idenë për zgjedhje të reja si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovës.
Këtë ide, Veseli e ka thënë në një intervistë në “Kohën Ditore”, ku ka numëruar dështimet e Qeverisë dhe të Isa Mustafës.
Dështimi i parë i Qeverisë, sipas Veselit, ishte gabimi që Qeveria bëri me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Dështimi i dytë, sipas tij, është pamundësia e koalicionit për të ratifikuar në Parlament, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Megjithëkëtë, Nënkryetari i LDK’së, Lufti Haziri ka thënë se ideja e Kryetarit të PDK’së për zgjedhje të reja, nuk është e qëlluar dhe as nuk përkrahet nga Partia e Isa Mustafës. Haziri ka thënë se ide të tilla janë deklarata dhe lëvizje interesante të udhëheqjes së PDK’së. Ky zyrtar i LDK’së dyshon se PDK s’ka punuar seriozisht për çështjen e demarkacionit kur po lëshon akuza në këtë kohë.





















