Policia gjermane bën të ditur se sot një afgan(19 vjeqar) ka djegur veten në një supermarket në Gaimersheim në Bavari dhe ka marrë lëndime të rënda, raporton AP.
Siç thuhet i riu është lyer me benzinë që e kishte blerë para incidentit në një pompë në afërsi e edhe pse të pranishmit shpejt e kanë fikur zjarrin ai ka marrë lëndime serioze.
Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun të bëjë një veprim të tillë.