Drejtoria për Monitorim, Vlerësim dhe Raportim Mjedisor, përmes një njoftimi ka publikuar një raport për cilësinë e ajrit në Prishtinë, gjatë dy ditëve të fundit.
Sipas raportit në fjalë, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë së ajrit është vërejte se gjatë ditëve të fundit janë paraqitë tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve, vlera ditore maksimale është shënuar më datë 22.11.2016 e cila ka arritur në vlerën 132.71µg/m3 në zonën urbane (stacioni te Rilindja)”, thuhet ndër tjerash në raport.
Më poshtë ua sjellim raportin e plotë:
AMMK/IHMK bene monitorimin e cilësisë se ajrit ne tere territorin e Kosovës përmes rrjetit nacional te monitorimit te cilësisë se ajrit. Rrjeti i monitorimit është i pajisur me pajisje automatike te cilat monitorojnë (matin) cilësinë e ajrit pandërprerë me përjashtim te rasteve kur paraqiten problem teknike ne pajisje dhe ndërprerje te furnizimit me rryme elektrike për shkak te reduktimeve eventuale, qe nënkupton se ne bëjmë matje pavarësisht nga kushtet atmosferike.
Cilësia e ajrit ne Prishtine monitorohet përmes sistemit te matjeve automatike qe do te thotë se bëhen matje kontinuale pa ndërprere në dy lokacione monitoruese në zonën urbane dhe suburbane.
Parametrat qe monitorohen janë: Dyoksidi i sulfurit (SO2), Monoksidi i karbonit (CO), Dyoksidi i azotit (NO2), Ozoni (O3), grimcat e suspenduara ne ajer PM10 dhe PM2.5.
Moti i cili gjatë javës së fundit ka përfshirë Kosovën e sidomos pjesën qendrore të saj ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit. Paraqitja e mjegullës është një gjendje e pafavorshme për cilësinë e ajrit , sepse ne këto raste, kur ka mjegull, ndotësit qe emitohen ne ajër nga automjetet motorike (transporti), industria, inceneritoret dhe përdorimi i lendeve djegëse për ngrohje te shtëpive (ne sezonin dimërore) bene qe këta ndotës te akumulohen ne shtresa te ulëta te troposferës dhe te mos shpërndahen ne shtresa me te larta te ajrit. Ne kushte te tilla ( gjate sezonit dimërorë) përqendrimi i ndotësve ne ajër është me i ngritur ne te gjitha zonat ku paraqiten kushte te tilla atmosferike, në krahasim me rastet kur kushtet atmosferike janë te përshtatshme për shpërndarjen e ndotjes qe nënkupton kushtet kur kemi lëvizje te ajrit (ere ) nuk ka mjegull ose edhe kushtet me shi te cilat kontribuojnë ne uljen e përqendrimit te ndotësve ne ajër.
Nga analiza e rezultateve te fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte se gjate ditëve te fundit janë paraqite tejkalime te vlerave kufitare ditore me PM10. Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit te njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera ditore maksimale është shënuar me date 22.11.2016 e cila ka arritur në vlerën 132.71µg/m3 në zonën urbane (stacioni te Rilindja), gjë që vërehet edhe nga grafikoni ne vazhdim.
Fig.1. Përqëndrimi i PM10 në Prishtinë
Përqendrime te larta janë paraqit edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale ne po te njëjtën dite dhe ne te njëjtin lokacion, (ne zonën urbane) nga ku arrin vlerën në 102 µg/m3.
Fig.2. Përqendrimi i PM2.5 ne Prishtine
Konkluzione dhe Rekomandime
• Nga analiza e rezultateve te larte përshkruara mundë të përfundohet se përqendrimet e larta te PM10 dhe PM2.5 bëjnë qe cilësia e ajrit ne Prishtine te jete jo e kënaqshme.
• Kësaj gjendje i kontribuojnë shkarkimet e ndotësve nga burimet e lartpërmendura sikur janë industria, transporti dhe konsumimi i lendeve te ngurta djegëse qe përdoren për ngrohje si dhe kushtet e pafavorshme për disperzionin e ndotjes qe emetohet ne ajër.
• Gjate këtyre ditëve për te cilat jemi duke shqyrtuar gjendjen e cilësisë se ajrit ne Prishtine ka mbretëruar një mot me mjegull te dendur(dukshmëri
• Ne këto raste rekomandohet qe kategoria e ndjeshme (personat me probleme nga sëmundjet e organeve respiratorë te mos e qëndrojnë gjate ne ambiente te tilla.