Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka mohuar se përfaqësues nga partia e tij janë takuar me përfaqësues të PDK-së për të diskutuar në lidhje me një koalicon të mundshëm ndërmjet, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s.
Megjithatë, ai nuk përjashton mundësitë e arritjes së një marrëveshje për koalicion parazgjedhor ndërmjet këtyre subjekteve politike.
“Tash nuk e di as unë se a do të ketë apo jo, pasi që ky është afat kalimtar dhe jemi duke prit se çfarë po ndodh”, ka deklaruar ai për “Gazeta Blic”
Lidhur me këtë takim, “Gazeta Blic” ka provuar të flasë edhe me nënkryetarin e PDK-së Enver Hoxhaj, por ai nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë.
Ndryshe, nga koha kur po raportojmë kanë mbetur edhe më pak se 2 orë deri në mbyllje të afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve parazgjdhore. /Gazeta Blic/