Aktuale

Nitaj: Demarkacioni nuk është çështje e partive

Zëdhënsësi për media i AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një statusi në rrjetin social “facebook”, ka thënë se ka respekt pë një shumicë të konsiderueshme deputetësh të shumicës parlamentare, në raport me versionin aktual të demarkacionit, përcjell Gazeta Blic.

Mes të tjerash Nitaj ka thënë se Demarkacioni nuk është çështje partishë e as e kauzave të sajuara, por çështje e përgjegjësisë shtetërore e kombëtare.

Ky është statusi i tij i plotë:

Respekti e lavdi edhe për një shumicë deputetësh të PDK-së dhe LDK-së.

Gjithë respekti dhe lavdi për një shumicë të konsiderueshme deputetësh të shumicës parlamentare, në raport me versionin aktual të demarkacionit. Ajo çfarë po ndodhë në raport me demarkacionin dhe votën e të zgjedhurve të popullit, edhe nga rradhët e PDK-së dhe të LDK-së, dëshmon se demarkacioni nuk është çështje partishë e as e kauzave të sajtuara, por çështje e përgjegjësisë shtetërore e kombëtare.

Isa Mustafa, dje të paktën, e pati shansin të tregohej burrë e të thoshte se po e tërheq projektligjin për demarkacionin sepse nuk i ka votat për ta kaluar! Justifikimi i tij se po e tërheqë për shkak të rrethanave të krijuara, në kohën kur kishte edhe quorum, edhe normalitet në sallë, edhe gatishmëri për votim, ishte ligësi!

Tash ka një moment të ri, dhe çdo përpjekje për tu bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë, do të ishte gabim fatal për sponsorizuesit e kësaj marrëveshjeje. Sot është koha për unitet drejt zgjidhjes së Demarkacionit!