Aktuale

Nitaj: Askush nuk po ndahet nga PAN

Kandiati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj thotë se askush nuk po ndahet nga koalicioni PAN, duke komentuar deklaratën e zyrtarëve të Nismës që pas formkimit të Qeverisë, ata do të veprojnë si grup i vetëm parlamentar në Kuvend.

Nitaj thotë se nuk ka asnjë lidhje nëse grupet parlamentare funksionojnë si të vetme në parlament, me largimin e ndonjë partie nga koalicioni PAN.

Anëtari i AAK’së thekson se PAN e ka rezultatin më të mirë, dhe atij i takon ta bëjë qeverinë.

Postimi i tij:

Askush s’po ndahet nga PAN-i

Eshtë në diskrecionin e partive politike, aleate të koalicionit PAN, nëse do të vazhdojnë me grupe të ndara parlamentare, apo do të vendosin të jenë një grup i vetëm parlamentar. Kjo vendoset pas certifikimit të rezultateve. Nuk ka asnjë lidhje nëse grupet parlamentare funskionojnë si të vetme në parlament, me largimin e ndonjë partie nga koalicioni PAN. Po i shoh makineritë propagandistike se si po shpërndajnë rrena për largimin e Nismës nga PAN. Më duhet t’i zhgënjej të gjithë ata, se kjo ska të bëjë fare me largimin nga koalicioni. PAN i ka rezultatin më të mirë, dhe atij i takon ta bëjë qeverinë. “Pritni e mos u ngutni me ba pazare, sepse ka disa rregulla në këtë shtet. Ata që e njohin këtë shtet, duhet t’i respektojnë këto rregulla, jo sepse duan, por sepse nuk kanë zgjidhje tjetër.

MN