Programi i NISMËS Socialdemokrate po mirëpritet në çdo cep të Kosovës.Sot, NISMËS ju bashkuan edhe dy anëtarë të rinj, bëhet fjalë për Sekretarin e degës së VV-së në Ferizaj, z. Dr. Fazli shabani dhe Sekretari për media i VV-së në Ferizaj, z. Naim Berisha.
Shabani dhe Berisha nga sot gjithë angazhimin e tyre politik do ta zhvillojnë në NISMËN Socialdemokrate të cilët u shprehen të kënaqur që po i bashkohen subjektit politik NISMA.
Kryetari i degës së NISMËS në Ferizaj, Besnik Berisha, i’u uroj mirëseardhje dy anëtarëve të rinj dhe i falënderoi ata për rreshtimin e tyre në NISMA.Në prezantimin e dy anëtarëve të rinj ishin edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të NISMA’s, Haxhi Shala dhe Çerkin Dukolli, të cilët uruan Shabanin dhe Berishën për rreshtimin e tyre në NISMËN Socialdemokrate.