Aktuale

Nisma thotë se Qeveria po mashtron me të dhënat për punësim

Sekretari për ekonomi dhe financa i Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi ka thënë se Qeveria e Kosovës po publikon të dhënë jo të sakta për punësimin në Kosovë.

Sipas tij vitin e kaluar nuk janë punësuar 20 mijë persona ashtu siç thotë ekzekutivi, shkruan Zëri.

Madje sipas Bytyqit në vitin 2015 numri i të punësuarve është më i vogël për rreth 26 mijë sesa në vitin paraprak.

Sipas tij gjendja reale e papunësisë është rreth 45%.